Pentagoni miratoi dhënien e Tomahawk për Ukrainën, vendimin përfundimtar do ta japë Trump

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 19:16 | Bota

Pentagoni miratoi dhënien e Tomahawk për Ukrainën, vendimin

Pentagoni i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë dritën jeshile për të furnizuar Ukrainën me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi. Ky vendim erdhi pasi vlerësoi se kjo nuk do të ndikonte negativisht në rezervat amerikane, duke e lënë vendimin përfundimtar politik në duart e Presidentit Donald Trump, raporton CNN, duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe evropianë të njohur me çështjen.

Trump deklaroi më parë këtë muaj, gjatë një dreke pune me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, se ai do të preferonte të mos i furnizonte raketat Ukrainës sepse "ne nuk duam të japim atë që na nevojitet për të mbrojtur vendin tonë".

Shefat e Përbashkët të Shtabit e informuan Shtëpinë e Bardhë mbi vlerësimin e tyre në fillim të këtij muaji, pak para se Trump të takohej me Zelenskyn, i cili këmbënguli që raketat duhet të synojnë në mënyrë më efektive objektet e naftës dhe energjisë thellë brenda Rusisë. Tomahaëkët kanë një rreze veprimi prej afërsisht 1,600 kilometrash.

Sipas CNN, vlerësimi i dha zemër aleatëve evropianë të SHBA-së, të cilët besojnë se SHBA-të tani kanë më pak justifikime për të mos i furnizuar raketat, thanë dy zyrtarë evropianë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos