Tensione në parlamentin izraelit, familjarët e pengjeve ndërpresin fjalimin e Netanjahut

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 17:55 | Bota

Tensione në parlamentin izraelit, familjarët e pengjeve

Momente tensioni janë regjistruar në parlamentin izraelite këtë të hënë, ku familjarët e pengjeve kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit Netanjahu, i cili ishte duke folur për zhvillimet e fundit në frontin e luftës.

Ndonëse pati dhe nga ata që kërkuan dorëheqjen e tij, Netanjahu mbrojti reagimin e deritanishëm të ushtrisë, duke thënë se pa presionin ushtarak nuk do të shënohej asnjë sukses për lirimin e pengjeve.

"Ne nuk do të kishim arritur deri tani të lironim më shumë se 100 pengje pa presion ushtarak," tha Netanyahu.

Një marrëveshje e ndërmjetësuar në fund të nëntorit nga SHBA, Katari dhe Egjipti mundësoi lirimin e më shumë se 100 nga 240 pengjet që u rrëmbyen në Gaza gjatë sulmit nga militantët e Hamasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos