Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, dhjetëra viktima e të zhdukur

Nga A2 CNN
14 Maj 2024, 09:18 | Bota

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, dhjetëra viktima

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që përfshinë ishullin perëndimor indonezian të Sumatrës, të shtunën, shkaktuan të paktën 43 viktima, ndërsa dhjetëra banorë të tjerë janë ende të zhdukur, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara sot.

Sipas shifrave të publikuara nga zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), Abdul Muhari, 37 persona mbetën të lënduar dhe 3396 banorë u zhvendosën, njoftojnë mediat e huaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos