Po ecte drejt malit Etna në Siçili, humb jetën nga rrufeja turisti amerikan

Nga A2 CNN
17 Gusht 2026, 13:26 | Bota

Po ecte drejt malit Etna në Siçili, humb jetën nga rrufeja

Një tragjedi ka ndodhur në malin Etna në Siçili. Mediat italiane raportojnë se një alpinist vdiq më 16 gusht pasi u godit nga rrufeja, ndërsa po bënte ecje në vullkanin siçilian. Viktima është një turist 30-vjeçar amerikan.

Ai po ngjitej në një zonë të kufizuar të vullkanit, për t'iu afruar majës, kur u përfshi nga një stuhi e dhunshme, gjatë së cilës u godit nga rrufej. 30-vjeçari u gjet në gjendje të rëndë dhe u dërgua me ambulancë ajrore në Spitalin Cannizzaro në Catania, ku vdiq pak më vonë. I riu kishte pësuar arrest kardiak kur mbërriti në spital.

Një tjetër tragjedi nga rrufeja ndodhi edhe në Tirolin Jugor. Një burrë u gjet i vdekur gjatë natës nga ekipet e shpëtimit në Piz Starlex (3,075 metra), mbi Taufers në Val Müstair. Besohet se ai është goditur nga rrufeja gjatë zbritjes. Alpinisti nuk ishte dëgjuar që nga e diela, kur ai kontaktoi për herë të fundit me telefon nga maja e Piz Starlex rreth orës 13:00 më 16 gusht.

Pak pas orës 23:00 të po asaj dite, ekipet e shpëtimit e gjetën burrin e zhdukur me ndihmën e një droni, në një lartësi prej afërsisht 2,600 metrash, në terren të vështirë. Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin dhe e sollën në luginë. Rreth 40 shpëtimtarë nga shërbimi i shpëtimit malor dhe zjarrfikës vullnetarë morën pjesë në operacion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos