Rasti që alarmoi Britaninë, kryeministri shkëmbeu mesazhe me mashtruesin e “Shtëpisë së Bardhë”

Nga Xhevahir Qardaku
17 Gusht 2026, 14:05 | Bota

Rasti që alarmoi Britaninë, kryeministri shkëmbeu mesazhe me

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka shkëmbyer disa mesazhe me një person që pretendonte të ishte Susie Wiles, shefja e stafit të presidentit amerikan Donald Trump. Sipas raportimeve të Politico, Burnham dyshoi për autenticitetin e kontaktit vetëm pas pak mesazhesh, të cilat më pas u raportuan menjëherë tek autoritetet përkatëse.

Downing Street ka refuzuar të komentojë rastin, duke deklaruar se nuk jep të dhëna për çështje të sigurisë kombëtare. Incidenti vjen në një kohë kur Wiles ka qenë më herët objekt i një sulmi kibernetik, ndërsa edhe ish-ministri i Jashtëm britanik David Cameron ishte mashtruar në vitin 2024 nga një person që u paraqit si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Autoritetet britanike dhe amerikane mbeten veçanërisht të shqetësuara për rrezikun e sulmeve kibernetike dhe mashtrimeve përmes komunikimeve elektronike të zyrtarëve të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos