
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se vendi i tij do të përballet me mungesë të raketave që po i përdor për ti bërë ballë agresionit rus, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë ekskluzive për BBC, ai tha se presidenti Vladimir Putin i Rusisë dëshiron një “luftë të gjatë” mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, sepse kjo do ta dobësonte Kievin, pasi burimet amerikane do të drejtoheshin diku tjetër.
Zelensky gjithashtu pretendoi se presidenti amerikan Donald Trump nuk është “në asnjërën anë” në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe nuk dëshiron ta “irritojë” Putinin. Ai i bëri thirrje Trump dhe Kryeminstit britanik Keir Starmer që të takohen dhe të gjejnë një terren të përbashkët, pas kritikave të përsëritura të presidentit amerikan ndaj udhëheqësit britanik.
Zelensky pohoi se kishte një “ndjesi të keqe” për ndikimin që konflikti në Lindjen e Mesme mund të ketë në luftën në Ukrainë. Lufta në Iran sipas tij, është arsyeja përse negociatat e paqes po shtyhen vazhdimisht. (A2 Televizion)