
Një 15-vjeçar palestinez ka humbur jetën pasi u qëllua nga anijet luftarake izraelite pranë brigjeve të Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Sipas burimeve lokale, viktima është identifikuar si Muhammad Musa Abu Giab, i cili punonte si peshkatar. Trupi i adoleshentit u transportua në Spitalin e Martirëve të Al-Aksës, ku u konfirmua vdekja e tij.
Burimet bëjnë të ditur se anijet detare izraelite hapën zjarr me mitralozë ndaj varkave të peshkimit që ndodheshin në zonë, duke e goditur për vdekje të riun palestinez.
Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në Gaza, ndërsa raportohen shkelje të përsëritura të marrëveshjes së armëpushimit që, sipas raportimeve, ka hyrë në fuqi më 10 tetor.
Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet palestineze, që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit, më shumë se 950 palestinezë janë vrarë dhe mbi 2,980 të tjerë janë plagosur në sulme të raportuara pothuajse çdo ditë.
Ngjarja e fundit ka shtuar shqetësimet për përkeqësimin e situatës së sigurisë në zonë dhe për pasojat që konflikti vazhdon të ketë mbi civilët, përfshirë edhe të miturit. (A2 Televizion)