Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump doli nga dera e Air Force One për një vizitë speciale në Izrael. Ai përshëndeti ngrohtësisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me një gjysmë-përqafim dhe një buzëqeshje.
Të dy liderët kanë një marrëdhënie të ndërlikuar që ka përjetuar një sërë ulje-ngritjesh gjatë disa muajve të fundit. "Ai është një president i kohës së luftës. Ai bëri një punë shumë të mirë. Pata disa mosmarrëveshje me të dhe ato u zgjidhën shpejt", pranoi Trump në Air Force One.
Trump përshëndeti gjithashtu të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndrin Jared Kushner, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar. Donald Trump, do të marrë nderimet më të larta civile nga Egjipti dhe Izraeli.
Presidenti egjiptian do t'i japë Trumpit, “Urdhrin e Nilit”, i cili do të vizitojë Egjiptin më vonë të hënën, "në shenjë vlerësimi për rolin e tij në mbështetjen e përpjekjeve për paqe, çaktivizimin e konfliktit dhe rolin e tij udhëheqës në ndalimin e luftës në Gaza". (A2 Televizion)