Spanja në alarm të kuq nga përmbytjet, njerëzit bllokohen në makina

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 08:11 | Bota

Spanja në alarm të kuq nga përmbytjet, njerëzit bllokohen

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të Spanjës duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës.

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre, por edhe në makina në rajonin verilindor të Katalonjës, ku rrëke uji me baltë përfshinë qytetet La Ràpita dhe Santa Bàrbara në provincën e Tarragonës.

Alarmi më i lartë i kuq është shpallur në provincën bregdetare nga agjencia kombëtare e motit e Spanjës AEMET. Deri më tani nuk ka pasur raportime për të vdekur apo të lënduar.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Katalonjës u bëri thirrje banorëve në Deltën e Ebros në Tarragona të shmangin lëvizjet e panevojshme pasi parashikimet shohin një përkeqësim të kushteve të motit në orët në vijim.

Nisjet e trenave nga qytetet e Barcelonës dhe Valencias, në rajonin fqinj të Valencias, janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos