Presion i madh nga Londra, Franca do të rinisë bllokimin e gomoneve drejt Britanisë

Nga Xhevahir Qardaku
28 Nëntor 2025, 15:33 | Bota

Presion i madh nga Londra, Franca do të rinisë bllokimin e gomoneve

Franca ka rënë dakord të fillojë ndalimin e anijeve të vogla në Kanalin e La Manshit, pas muajsh presioni nga Mbretëria e Bashkuar. Ndryshimi në politikë vjen pasi kryeministri Keir Starmer i shkroi Presidentit Emmanuel Macron duke i kërkuar atij të mbështeste planin.

Forcat franceze të sigurisë do të lejohen të ndalojnë gomonet në det, por vetëm përpara se ato të kenë marrë pasagjerët e tyre. Kështu raporton BBC duke cituar një përgjigje nga forca e policisë detare, shkruan A2 CNN.

Agjentët francezë rrallë kanë ndërhyrë për të ndaluar gomonet e mbipopulluara që largohen nga vija bregdetare, sepse kjo konsiderohet një rrezik shumë i madh si për oficerët ashtu edhe për civilët.

Ky zhvillim vjen pas raportit të autoriteteve britanike që konfirmoi një rënie të emigracionit të paligjshëm në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos