
Teksa po zhvillohet takimi i Putinit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, vlen të përmendet se Ukraina po përgatitet gjithashtu për takime me aleatët.
Sipas mediave të huaja, kreu i Zyrës Presidenciale të Volodymyr Zelensky tha se delegacionet ukrainase dhe amerikane do të zhvillojnë bisedime në fund të kësaj jave.
Zelensky konfirmoi në mediat sociale se takimi do të zhvillohet dhe se “delegacioni ukrainas do të jetë i përgatitur mirë dhe i përqendruar në punë thelbësore”.
"Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me palën amerikane dhe miqtë tanë evropianë", tha presidenti ukrainas në rrjetin social ‘X’.
"Po informoj gjithashtu partnerët tanë në pjesë të tjera të botës dhe u jam mirënjohës atyre për mbështetjen e tyre ndaj sovranitetit dhe shtetit tonë", shtoi Zelensky, shkruan A2 CNN.
Zelensky tha gjithashtu se po punonte ndërkohë për të siguruar që Ukraina të ketë "mbështetje të mjaftueshme mbrojtëse". (A2 Televizion)