
Rusia dëshiron të ecë drejt paqes në Ukrainë pavarësisht bindjes së saj se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk është një udhëheqës legjitim, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Sipas mediave të huaja, Vladimir Putin tha se e konsideron udhëheqjen ukrainase të paligjshme sepse mandati i zgjedhur i Zelensky-t ka skaduar.
Ukraina thotë se nuk mund të mbajë zgjedhje të reja, për sa kohë që është nën gjendje të jashtëzakonshme, pasi mbron territorin e saj nga Rusia, shkruan A2 CNN.
Peskov konfirmoi gjithashtu se SHBA-të kanë dorëzuar parametrat e planit të paqes për Ukrainën, të dakordësuar me Kievin në Gjenevë, të cilat do të diskutohen javën e ardhshme gjatë bisedimeve me delegacionin amerikan. (A2 Televizion)