Skandali me “zhdukjen” e parave në Ukrainë, anti-korrupsioni kontroll shtëpisë së këshilltarit të Zelenskit

Nga Xhevahir Qardaku
28 Nëntor 2025, 15:29 | Bota

Skandali me “zhdukjen” e parave në Ukrainë,

Agjencitë antikorrupsion të Ukrainës kanë kontrolluar apartamentin e shefit të kabinetit të Presidentit Volodymyr Zelenski, Andriy Yermak. Një nga dy agjencitë, byroja antikorrupsion Nabu, konfirmoi se kërkimet e saj hetimore ishin autorizuar dhe paralajmëron se detaje të mëtejshme do të pasojnë.

Një skandal korrupsioni ka përfshirë disa figura të afërta me Zelenskin, megjithëse as ai dhe as krahu i tij i djathtë, Yermak, nuk janë akuzuar për ndonjë shkelje. Yermak ka luajtur një rol vendimtar në përgjigjen e Ukrainës ndaj luftës në shkallë të plotë të Rusisë dhe është negociatori kryesor i Kievit në bisedimet e paqes me SHBA-në.

Megjithatë, kritikët bëjnë thirrje që ai të largohet. Zyrtari i lartë bëri me dije se po bashkëpunon plotësisht me hetuesit. Skandali i korrupsionit ka tronditur Ukrainën këtë muaj. Hetuesit lidhin disa figura të rëndësishme publike me një aferë të dyshuar për përvetësim prej 100 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.

Dy agjencitë antikorrupsion, Nabu dhe Sapo, njoftuan se kishin zbuluar një skemë të gjerë për të marrë ryshfete dhe për të ndikuar në kompanitë shtetërore, përfshirë firmën shtetërore të energjisë bërthamore Enerhoatom. Disa të dyshuarve janë akuzuar tashmë në skandalin që ka zemëruar opinionin publik për shkak të akuzave se paratë janë devijuar nga projektet kyçe të infrastrukturës, jetike për mbrojtjen e furnizimit me energji të Ukrainës.

Sulmet ruse kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të vendit dhe ukrainasve u është dashur të përballen vetëm me disa orë energji elektrike në ditë.

Zelenski ka shkarkuar tashmë dy ministra dhe disa të dyshuar janë ndaluar në lidhje me skandalin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos