Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

Nga Xhevahir Qardaku
26 Dhjetor 2025, 16:08 | Bota

Episodi i shumëpritur i Vitit të Ri i serialit të animuar popullor “Prostokvashino” është transmetuar në Rusi, ku për herë të parë shfaqet Presidenti Vladimir Putin. Agjencia zyrtare e lajmeve RIA Novosti publikoi gjithashtu disa imazhe, duke njoftuar lajmin.

Shtëpia e filmit që ka prodhuar serialin, shpjegoi se iniciativa konsiderohet një mjet “fuqie të butë” për të promovuar Rusinë dhe kulturën e saj jashtë vendit.

Episodi shtatë minutësh titullohet “Viti i Ri i Vërtetë”: natën e 31 dhjetorit, macja Matroskin dhe qeni Sharik shkojnë në Sheshin e Kuq për të kontrolluar presidentin ndërsa ai regjistron fjalimin e tij të Vitit të Ri.

Seriali është një adaptim i një filmi vizatimor të epokës sovjetike. Personazhet janë dubluar nga aktorë të famshëm në Rusi. Putini është dubluar Dmitry Grachev, i njohur për imitimet e tij të presidentit rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos