Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 18:18 | Bota

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit janë prekur nga një virus gastrointestinal ende i paidentifikuar.

Kompania që menaxhon udhëtimin ka deklaruar se janë marrë masa të rrepta higjienike për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, përfshirë dezinfektimin e ambienteve dhe izolimin e të prekurve. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore po zhvillojnë një hetim për të zbuluar burimin e infeksionit.

Ky është një nga 18 shpërthimet e tilla të raportuara në anije turistike vetëm këtë vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Shumica e rasteve të mëparshme kanë qenë të shkaktuara nga norovirusi, një virus shumë ngjitës që shkakton të vjella dhe diarre.

Fatmirësisht, nuk raportohet për rrezik jete, por udhëtimi i pushimeve është kthyer në një situatë emergjente shëndetësore për dhjetëra turistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos