Pasi Donald Trump tha se një takim me Putin dhe Zelenskin mund të zhvillohej së shpejti, edhe Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus dhe kreu i Shtëpisë së Bardhe do të takoheshin gjatë ditë në vazhdim.
Njoftimin për atë që do të ishte takimi i parë mes liderëve të të dyja vendeve që prej 2021 e dha këshilltari për politikën e jashtme të Putin, Yuri Ushakov sipas të cilit SHBA kishin bërë një propozim të pranueshëm.
“Duke folur për çështjet ukrainase me sugjerim të palës amerikane, është arritur një marrëveshje për të mbajtur një takim dypalësh gjatë ditëve në vazhdim mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump”, tha Yuri Ushakov.
Vendi I takimit është vendosur, por ende nuk është konfirmuar, megjithëse Putin i cili zhvillon një takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se vendi mund të jetë pritës i bisedimeve.
Sipas Kremlinit përgatitjet konkrete me kolegët amerikan kishin nisur tashmë. Njoftimi erdhi pasi i dërguari i Trump, Steve Witkoff, zhvilloi bisedime me Putinin në Moskë të enjten të cilat sipas Trump rezultuan tejet produktive.
Siç thuhet, Witkoff kishte folur për mundësinë e një takimi tre palësh, mes Trump, Putin dhe Zelenskit me zëdhënësin rus që thotë se pala e tyre nuk kishte komentuar lidhur me këtë propozim.
“Ne propozojmë fillimisht, të fokusohemi në përgatitjen e një takimi dypalësh me Trump dhe besojmë se gjëja kryesore është që ky takim të jetë i suksesshëm dhe produktiv”.
Pas takimit të Wittkoff me Putin të enjten Trump tha se ekziston një mundësi e mirë, që ai të takohet shumë shpejt me liderët ukrainas dhe rusë, për te zhvilluar bisedime lidhur me fundin e luftës në Ukrainë.
Trump u pyet edhe nëse Putin dhe Zelenski ishin darkordësuar mbi takimin dhe tha se mundësia ishte e lartë. Megjithatë pritshmëritë për një marrëveshje deri të premten, kur skadon ultimatum i vendosur nga Trump janë të zbehta. (A2 Televizion)