Putin propozon administrim të përkohshëm për Ukrainën nën kujdesin e OKB-së

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 07:12 | Bota

Putin propozon administrim të përkohshëm për Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur idenë e një "administrate kalimtare" për Ukrainën nën kujdesin e OKB-së, në mënyrë që të organizohen zgjedhjet presidenciale "demokratike" në vend dhe më pas të negociohet një marrëveshje paqeje me autoritetet e reja.

“Ne, sigurisht, mund të diskutojmë me Shtetet e Bashkuara, gjithashtu me vendet evropiane dhe, natyrisht, me partnerët dhe miqtë tanë, nën kujdesin e OKB-së, mundësinë e krijimit të një administrate kalimtare në Ukrainë”, tha Putin gjatë një udhëtimi në Murmansk, përcjell A2 CNN.

Raundi i dytë i konsultimeve ruso-amerikane për zgjidhjen e konfliktit ukrainas mund të mbahet në Riad në mes të prillit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar një burim të njohur me procesin e organizimit të negociatave, shkruan A2 CNN.

"Konsultime teknike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë, megjithëse çështjet organizative në lidhje me raundin e ardhshëm të bisedimeve nuk janë diskutuar ende," tha burimi. "Delegacionet mund të mbajnë një takim tjetër në Riad, afërsisht në mes të prillit." Rusia dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan konsultime në Riad më 24 mars, të cilat zgjatën më shumë se 12 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos