Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u takua dje në Kremlin me Alexander Troufanov, një ish-peng i Hamasit.
Sipas mediave të huaja, ruso-izraeliti kaloi 498 ditë në robëri në Gaza, pasi u mor peng gjatë sulmeve të 7 tetorit, së bashku me nënën dhe të fejuarën e tij.
Më pas, të dy ata u liruan në një marrëveshje të mëparshme mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, shkruan A2 CNN.
Në një video të shpërndarë në mediat shtetërore ruse, shihet qartë momenti kur Putin takohet me të dhe me persona të tjerë.
Kujtojmë se pas sulmit të 7 tetorit të dy viteve më parë të organizuar nga Hamasi në Izrael, rreth 1400 persona u vranë dhe mbi 230 të tjerë u morën peng. (A2 Televizion)