Putin: Vrasja e Khameneit, "cinike", shkel ligjin ndërkombëtar

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 12:45 | Bota

Putin: Vrasja e Khameneit, "cinike", shkel ligjin

Presidenti rus Vladimir Putin ka dënuar vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Në një mesazh ngushëllimi për presidentin iranian Masud Pezeshkian, kreu i Kremlinit e ka quajtur vrasjen e synuar të udhëheqësit suprem të Iranit një "vrasje cinike", që shkel të gjitha normat e moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare.

Putin tha se Khamenei do të mbahet mend në Rusi si një “burrë shteti i shquar”.

Moska dhe Teherani kanë qenë prej kohësh aleatë kryesorë, me Iranin që i ofron Rusisë mbështetje ushtarake duke përfshirë dronë dhe raketa balistike, dhe duke e ndihmuar Moskën të ndërtojë një strukturë prodhimi dronësh, mes luftës së saj në Ukrainë.

Kjo vjen pasi ministria e jashtme e Rusisë dënoi dje sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke i quajtur ato një "hap të pamatur" dhe një "akt të paprovokuar të agresionit të armatosur". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos