Putini akuzon Ukrainën, autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus

Nga Xhevahir Qardaku
22 Dhjetor 2025, 16:03 | Bota

Putini akuzon Ukrainën, autobombë në zemër të

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zemër të Rusisë. Bëhet fjalë për një autobombë që ka vrarë një gjeneral të lartë rus në Moskë. Komiteti Hetues i Rusisë njofton se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov vdiq të hënën në mëngjes pasi shpërtheu një lëndë eksploziv e vendosur poshtë një makine.

Sarvarov, 56 vjeç, ishte kreu i departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura, shtoi komiteti. Raportohet se një pistë që po hetohet është se bomba u vendos me përfshirjen e shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

Qeveria në Kiev nuk ka komentuar. Hetuesit kontrolluan zonën për prova, në një parking makinash pranë një blloku apartamentesh në jug të kryeqytetit të Rusisë. Imazhet nga zona tregojnë një makinë të bardhë të dëmtuar rëndë me dyert e shpërthyera, të rrethuar nga automjete të tjera në një parking.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, një numër zyrtarësh ushtarakë janë shënjestruar në kryeqytetin rus. Gjenerali Yaroslav Moskalik u vra në një sulm me bombë në makinë në Moskë në prill , ndërsa gjenerali Igor Kirillov vdiq në dhjetor 2024 kur një pajisje e fshehur në një skuter u shpërtheu nga distanca.

Një burim ukrainas i tha më vonë BBC-së se Kirillov u vra nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës, megjithëse kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Si çështje politike, Ukraina nuk pranon ose nuk merr përsipër zyrtarisht përgjegjësinë për sulme të synuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos