1300 efektivë policie dhe RENEA për protestën e opozitës, Lapaj largohet nga bulevardi

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 16:18 | Aktualitet

Rreth 1300 efektivë policie janë angazhuar në protestën e sotme të opozitës e cila pritet në nisë në orën 18:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta ka dhënë detaje në një lidhje me Ditarin e Pandi Gjatës në A2 CNN. Sipas tij në gatishmëri do të jetë edhe njësia speciale RENEA, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Ai theksoi se pranë Kryeministrisë janë pozicionuar edhe pesë autobote me ujë, si masë parandaluese në rast tensionesh, ndërkohë që dyert e institucionit janë blinduar.

Burime nga policia bëjnë të ditur për A2 CNN se efektivëve u është kërkuar të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndërhyjnë sa më pak, vetëm nëse situata e kërkon një gjë të tillë.

Leja për tubimin është dhënë për dy orë, ndërsa Partia Demokratike nuk ka saktësuar ende kohëzgjatjen e saj.

Ndërkohë gazetari i A2 CNN raportoi se Adriatik Lapaj është larguar nga vendi ku po mbahej protesta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos