Kurti nuk e thërret seancë konstituive, Haxhiu pas takimit të ‘vetmisë’: LVV dhe LDK me president konsensual

Nga Xhevahir Qardaku
18 Gusht 2026, 15:29 | Politikë
 

Në takim i shkuan vetëm kreu i Vetëvendosjes bashkë me aleatët e tij nga Guxo, Alternativa dhe komunitetet jo serbe, ndërsa opozita bojkotoi. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, zhvilloi konsultime për zgjidhjen e krizës politike, me fokus të veçantë mënyrën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, për të shmangur edhe një palë zgjedhje të tjera.

“Ju e dini se kemi një qëndrim të LDK-së për një president konsensual. Le të fillojmë të flasim me emra të përveçëm për një kandidat konsensual. Për një kandidat që nuk është në ndonjërën prej partive politike… Uroj që takimet me partitë të vazhdojnë. Ato do të ndodhin shumë shpejt dhe, sipas njoftimit që kryetari i LVV-së na tha, se me LDK-në do të ketë një takim shumë shpejt”, tha Haxhiu.

Haxhiu pohoi se Kurti i kishte konfirmuar që i ka votat për kryetarin e kuvendit dhe qeverinë e re. Ajo komentoi dhe kërkesën e partive që janë përcaktuar si në opozitë, që fillimisht të konstituohet legjislatura e re, të formohet qeveria e më pas të flitet për presidentin:

“E kujtoj një deklaratë të kryetarit Hamza, që ka thënë se duhet marrëveshje para konstituimit. Tani po kërkojnë konstituim, kurse unë nuk po kuptoj se cilat janë qëndrimet saktësisht të tyre. A duan që vendi të shkojë në zgjedhje në nëntor apo kanë një plan tjetër. Unë nuk e kam të qartë.”

Sa i përket kërkesës së PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive,

Albin Kurti, u shpreh kështu shkurtimisht: “Unë nuk thërras seancë.”

Ndër të tjera, ushtruesja e detyrës së presidentes u pyet në konferencë edhe për paralajmërimet për protesta nga forcat opozitare në shtator. Haxhiu e ndërlidhi këtë me vendimin përfundimtar të Gjykatës Speciale për ish krerët e UÇK-së.

“Nëse e kanë për këtë arsye, unë mund t’ua kujtoj atyre se nuk e kam votuar Gjykatën Speciale dhe as LVV-ja. Është mirë të kërkojnë falje publike për këtë dëm të madh që ia kanë shkaktuar vendit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos