“Qendra çnjerëzore në Shqipëri”, deputetja italiane akuza Gjykatës Europiane: Bëri zgjedhje të paligjshme

Nga A2 CNN
1 Gusht 2025, 13:07 | Bota

“Qendra çnjerëzore në Shqipëri”, deputetja

Sekretarja e Partisë Demokratike italiane, Elly Schlein, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës Evropiane, që sipas saj ishte kundër qeverisë italiane në lidhje me qendrat e emigrantëve në Shqipëri. Gjatë një eventi në rajonin Marche, ajo theksoi se ata duhet të marrin përgjegjësinë për zgjedhjen e paligjshme me qendra çnjerëzore, siç i quajti ajo, në Shqipëri që shkelin të drejtat themelore të emigrantëve dhe azilkërkuesve, duke shpërdoruar paratë e më shumë se 800 milionë italianëve.

"Gjykata Evropiane ka vendosur kundër qeverisë italiane. Kush e di nëse edhe këtë herë do të thonë se ne i frymëzuam dhe se Gjykata Evropiane po përpiqet vetëm të bllokojë reformën në drejtësi në Itali. Ata duhet të marrin përgjegjësinë për mosleximin e ligjeve italiane dhe evropiane dhe për bërjen e një zgjedhjeje të paligjshme me qendra çnjerëzore në Shqipëri që shkelin të drejtat themelore të emigrantëve dhe azilkërkuesve, duke shpërdoruar kështu paratë e më shumë se 800 milionë italianëve”, deklaroi ajo.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos