Qentë e luftës së Izraelit, njësia “Oketz” dhe roli i saj në sulm

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 23:38 | Bota

Izraeli ka një nga ushtritë më të sofistikuara në botë, me një arsenal modern, mijëra automjete ushtarake e mijëra ushtarë të forcave elitë. Megjithatë, një nga njësitë më të vlerësuara në radhën e ushtrisë izraelite janë qentë, të cilët po luajnë një rol të rëndësishëm për ofensivën.

Qentë, të cilët janë pjesë e njësisë “Oketz”, kanë secili punë specifike, disa janë të trajnuar për të zbuluar eksplozivët, disa të tjerë për zbulimin e tuneleve, si dhe për të ndjekur luftëtarët e Hamas.

“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull njësisë “Oketz”, anëtari i parë i së cilës u vra që në 7 tetor, në sulmin e kryer nga Hamasi. Qeni i quajtur Nero iu shpëtoi jetën ushtarëve teksa zbuloi një vend sekret të Hamasit, por u qëllua me armë.

“Qeni u fut për kontroll në një shtëpi së bashku me një ushtar, por teksa pikasi dy terroristët e Hamas, mbi të vërshoi një breshëri arme. Ushtarët e kuptuan se brenda godinës kishte anëtarë të Hamasit dhe arritën t’i eliminojnë, duke shpëtuar jetët e tyre”, tha një komandant izraelit.

Një nga rastet kur forcat Oketz i kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme ushtrisë izraelite ndodhi në Be'ersheva kur një qen arriti të zbulojë dhe kafshojë një pjesëtar të Hamasit teksa ai i kishte zënë pritë ushtrisë izraelite. Ai u arrestua dhe më tej dha informacione tejet të rëndësishme për vazhdimin e luftimeve.

Po ashtu si edhe ushtarët, qentë e vrarë në krye të detyrës përcillen me nderime ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos