Qeveria ngrin 2.2 miliardë dollarë fonde, Harvard refuzon urdhrin e Trump për politikat

Nga Xhevahir Qardaku
15 Prill 2025, 19:00 | Bota

Qeveria ngrin 2.2 miliardë dollarë fonde, Harvard refuzon urdhrin e

Administrata amerikan e Donald Trump ka ngrirë 2.2 miliardë dollarë fonde për Harvardin. Ky vendim vjen pasi Universiteti prestigjioz ka refuzuar urdhrin për të ndryshuar politikat e tij në linjë me ato të vendosura nga Shtëpia e Bardhë.

Gjatë të hënës, presidenti i Harvardit, Alan Garber, publikoi një deklaratë ku theksonte se Universiteti nuk do të dorëzojë pavarësinë e tij apo të drejtën kushtetuese.

Harvardi mori një letër nga një Taks Forcë Federale që e paralajmëronte se ndihma shtetërore varej nga kushtëzimi që institucioni do tu bënte studentëve dhe pjesëtarëve të fakultetit për çështjet e Universitetit. Gjithashtu i kërkonte Harvardit që të raportonte studentët e huaj që kanë kryer shkelje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos