SHBA e kërkon me ngulm territorin, Danimarka po dërgon ushtrinë për në Groenlandë

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 15:32 | Bota

Gjërat po bëhet shumë serioze mes dy vendeve aleate në NATO. “Vazhdojmë që të përforcojmë prezencën tonë ushtarake në Groenlandë”. Këtë e konfirmon një zyrtar i qeverisë së Danimarkës, pas fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me nevojën për të aneksuar ishullin si pjesë të Shteteve të Bashkuara.

“Do të përqendrohemi maksimalisht edhe brenda NATO-s duke kërkuar më shumë stërvitje dhe një prezencë të madhe të aleancës në Arktik”, thekson zëvendësministri, Troels Poulsen për median AFP. Ai shton se “Danimarka është e përfshirë në një dialog të vazhdueshëm me aleatët e saj mbi këtë çështje.

Por Trump, përmes Truth Social, njofton edhe njëherë se e kërkon me ngulm Groenlandën për motive të sigurisë kombëtare. Madje presidenti amerikan kërkoi ndihmën e NATO-s për të arritur qëllimin e tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos