Rasti Epstein, gjykatësi i Nju Jorkut urdhëron publikimin e materialeve të hetimit

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2025, 17:39 | Bota

Rasti Epstein, gjykatësi i Nju Jorkut urdhëron publikimin e

Një gjykatës federal në Nju Jork miratoi një kërkesë nga Departamenti i Drejtësisë për të vënë në dispozicion të publikut të gjitha materialet që lidhen me hetimin dhe ndjekjen penale tw të akuzuarit për trafikim seksual, Jeffrey Epstein.

Vendimi nga gjykatësi i Manhattanit, Richard M. Berman, vjen një ditë pasi një gjykatës tjetër i Nju Jorkut miratoi publikimin e të dhënave në çështjen kundër bashkëpunëtores së Epsteinit, Ghislane Maxwell, dhe një javë pasi një gjykatës i tretë në Florida miratoi gjithashtu publikimin e materialeve hetimore atje.

Dokumentet që do të publikohen tani mund të ofrojnë një vështrim të brendshëm se si Departamenti i Drejtësisë hetoi dhe ndoqi penalisht botën e dyshuar të pedofilisë të Epsteinit, megjithëse ende nuk është e qartë se sa nga provat do të jenë të reja për publikun ose kur do të vihen në dispozicion.

Epstein u padit nga një juri e madhe për akuzat e trafikimit seksual në vitin 2019. Një muaj më vonë, Epstein u gjet i pavetëdijshëm në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese Metropolitan të Nju Jorkut. Ai u dërgua në një spital, ku u shpall i vdekur, ndwrsa rasti u cilësua si vetëvrasje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos