Kurti nuk komenton krizën, PDK i rrethon sërish zyrën, Abdixhiku refuzon ftesën e takimit

Nga Xhevahir Qardaku
17 Gusht 2026, 15:16 | Politikë

Politikanët në Kosovën lëvizin, por asgjë nuk lëvizë në politikë. Kriza vijon dhe në horizont ende nuk po shfaqet ndonjë zgjidhje, por vetëm zgjedhje… sërish të jashtëzakonshme. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk komentoi apo deklaroi diçka lidhur me situatën…

“Duhet të shkoj sepse kam një takim tjetër…”, tha Kurti.

Ashtu si ditët e kaluara, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dolën sërish para ndërtesës së Qeverisë, duke provuar të ballafaqoheshin me Kurtin.

“Nuk ka ku të fshihet, sepse një ditë do të japë llogari para popullit dhe para gjykatës…”, u shpreh Artan Behrami, deputet i PDK.

Aleanca kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për t’i hapur rrugë zgjedhjes së presidentit, ndërsa njoftuan se të 7-të votat e partisë janë në tavolinë, nëse plotësohen 6 kushtet e tyre. Gjithashtu paralajmëruan se do ta dërgonin në Prokurori çështjen e vendimeve të Qeverisë për themelimin e 18 komisioneve.

“Mos i përdorni institucionet e shtetit për zgjatim të partisë. Kosova nuk është dhe nuk ka qenë pronë e asnjë partie dhe as e LVV-së”, tha Besnik Tahiri.

Sa i përket bisedimeve, duke se tryeza është thyer, ashtu si besimi mes palëve, siç kanë njoftuar partitë e opozitës. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas PDK-së dhe Aleancës, ka refuzuar takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Ajo i ftoi liderët për një konsultim të martën në orën 9 lidhur me zgjidhjen e krizës politike, ndërsa ende nuk ka një datë për rifillimin e seancës konstituive.

Kurti e ka kushtëzuar atë me firmosjen e një marrëveshje për postin e presidentit, siç pretendon kreu i Vetëvendosjes, “për të shmangur zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme”, që do të ishin të 3-ta në rreth 2 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos