“Peleshi viktima e parë”, Berisha paralajmëron ndryshime: Vendin e tij e zë Balla

Nga Anesti Barjamemaj
17 Gusht 2026, 14:40 | Politikë

Pushimet e gushtit nuk i kanë shuar përplasjet politike. Sali Berisha këtë të hënë rikthye në PD duke shigjetuar ministrat e deputetët e majtë, duke zbuluar sipas tij se mes tyre kanë nisur përçarjet. Madje ai paralajmëron se gjithçka do të dalë në sipërfaqe në vjeshtë.

Për mediet ai tha se kryetari i grupit parlamentar të majtë ka ngritur një  komision për monitorimin e rrjeteve sociale.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha: “Viktima e parë e Komisionit Balla do jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës, është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre. Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën, laj e thaj, Balla i ka mbetur atij”.

Jo vetëm Peleshi, por Berisha thotë se do të ketë edhe lëvizje të tjera në qeveri.

 “A do ketë viktima të tjera? Do ketë, por ato janë pa emër, pa pasojë, ndaj dhe nuk ia vlen fare t’i përmendësh”, vijoi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike riktheu sërish në vëmendje  dosjen Aruba, ku sipas tij pjesë e saj janë ministra dhe zyrtarë të tjerë, por po mbahen të fshehtë.

 “Nuk nxjerrin emrat e ministrave që vishin në Aruba sepse kjo do të ishte colpo di grazia, goditja e mëshirës përfundimtare për padrinon dhe narkoshtetin e tij”, tha ai.

Referuar ngjarjeve të fundit kriminale në vend, për Berishën shteti është dorëzuar përballë krimit, por shton se as dorëheqja e ministrit të brendshëm nuk e zgjidhë situatën.

 “Lamallari nuk duhet të ishte kurrë aty, por asgjë nuk zëvendëson dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos