Trump: Irani duhet të ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit

Nga A2 CNN
17 Gusht 2026, 14:36 | Bota

Trump: Irani duhet të ngrejë flamurin e bardhë të

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani duhet të “ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit”, ndërsa të hënën skadoi afati i Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) mes SHBA-së dhe Iranit.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se zgjedhjet afatmesme në SHBA nuk janë faktor në mënyrën se si ai po e trajton konfliktin me Iranin.

Nuk kam një afat kohor... Nuk jam me nxitim”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, Presidenti amerikan përsëriti thirrjen që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore, “në asnjë mënyrë”.

Ndërkohë, duke folur në kryeqytetin iranian, Teheran, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha të hënën se shkeljet “e rënda” nga SHBA-ja e bënë afatin e MoU-së “tërësisht të pavlefshëm”, duke shtuar se forcat iraniane janë të gatshme.

Memorandumi SHBA-Iran, i nënshkruar në qershor, skadoi të hënën, ndërsa negociatat për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos