Reagon ashpër Rusia dhe Kina, Venezuela akuzon SHBA për zhvatje pas sekuestrimit të naftës

Nga Xhevahir Qardaku
24 Dhjetor 2025, 16:11 | Bota

Reagon ashpër Rusia dhe Kina, Venezuela akuzon SHBA për zhvatje pas

Venezuela ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “zhvatjen më të madhe ndonjëherë”, referuar sekuestrimit të cisternave të naftës. Këtë e bëri gjatë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork. Konfiskimi nga Uashingtoni i dy cisternave të naftës ishte diçka “më e keqe se pirateria”, tha ambasadori venezuelan në OKB.

Presidenti Trump ka akuzuar liderin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se drejton një kartel droge dhe tha se bandat kanë vepruar pa u ndëshkuar për një kohë shumë të gjatë.

I dërguari i Venezuelës në OKB theksoi se SHBA-të po e nënshtrojnë vendin e tij ndaj “shantazhit më të madh” në histori. Në përgjigje, ambasadori amerikan në OKB, Michael Waltz, i tha Këshillit të Sigurimit se SHBA-të nuk e njohin Maduron si udhëheqësin legjitim të Venezuelës.

Ky i fundit, pretendoi se “Këshilli i Sigurimit po i jep mbështetje të madhe Venezuelës”. Rusia dhe Kina akuzuan SHBA-në për ngacmim dhe agresion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos