Donald Trump po rrit tarifat e vendosura për makinat dhe kamionët e importuar nga Bashkimi Europian në 25%, në një përshkallëzim të tensioneve tregtare me Brukselin, shkruan A2CNN.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan akuzoi BE-në se “nuk e zbaton plotësisht marrëveshjen tregtare”, por nuk shpjegoi se si. Komisioni Europian u përgjigj furishëm:
“Ne do t’i mbajmë opsionet tona të hapura për të mbrojtur interesat e BE-së”, lexohet në një reagim. Komisioni shtoi se BE-ja po i përmbahej angazhimeve të saj, por gjithashtu po kërkonte “qartësi” nga SHBA-ja rreth angazhimeve të saj.
Duke synuar sektorin e automjeteve, Trump ka zgjedhur një objektiv veçanërisht të ndjeshëm, pasi prodhimi i makinave përbën një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë së Europës. (A2 Televizion)