Reagon Netanyahu: Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 09:47 | Bota

Reagon Netanyahu: Populli i guximshëm iranian të marrë në

Izraeli po përgatitet për disa ditë sulmesh ndaj Iranit dhe “edhe më shumë nëse do të jetë e nevojshme”, ka deklaruar një burim izraelit për CNN, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të përshkallëzohen.

Sipas burimeve amerikane, edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke u përgatitur për disa ditë operacione ushtarake, në një kohë kur presidenti Donald Trump i ka cilësuar sulmet si “masive dhe në vijim”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për ndryshim regjimi në Teheran, në deklaratën e tij të parë publike pas nisjes së sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael.

Në një video-mesazh, Netanyahu iu drejtua “të gjitha pjesëve të popullit iranian”, duke i bërë thirrje që “të flakin zgjedhën e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor”. Ai theksoi se veprimi i përbashkët me SHBA-në do të krijojë kushtet që “populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”.

Kryeministri izraelit falënderoi gjithashtu Trump për atë që e quajti “udhëheqje historike”, duke shtuar se regjimi iranian “nuk duhet të lejohet të sigurojë armë bërthamore që do t’i mundësonin të kërcënonte mbarë njerëzimin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos