
Rebelët Houthi të Jemenit pretendojnë se kanë sulmuar Eilatin e Izraelit
Rebelët Houthi të Jemenit thonë se morën pjesë në një sulm të koordinuar me Iranin dhe Hezbollah-un, duke synuar qytetin jugor të Izraelit, Eilat.
Në një deklaratë të transmetuar nga kanali Al-Masirah, i lidhur me Houthi-t, grupi jemenas njoftoi se sulmi kishte si objektiv “disa zona ushtarake jetike”.
Ushtria izraelite konfirmoi se Eilati ishte goditur nga dronë që vinin nga Jemeni. (A2 Televizion)