Rebelët Huthi i kundërpërgjigjen SHBA-së, sulmojnë me raketa Izraelin dhe dy aeroplanmbajtëse amerikane

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 16:07 | Bota

Rebelët Huthi i kundërpërgjigjen SHBA-së, sulmojnë  me

Rebelët Houthi jemenas kanë njoftuar se kanë lëshuar raketa kundër Izraelit dhe dy aeroplanmbajtësve amerikane në Detin e Kuq, USS Harry Truman dhe USS Carlo Vinson.

Rebelët e mbështetur nga Irani janë zotuar të vazhdojnë sulmet e tyre pavarësisht sulmeve ajrore të SHBA-së në Jemen.

“Mobilizimi ushtarak amerikan dhe vazhdimi i agresionit kundër vendit tonë vetëm sa do të rrisë operacionet tona”, tha zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Saree, në një tubim në kryeqytetin Sanaa.

Ndërkohë sulmet e SHBA-së në portin e karburantit Ras Isa të Jemenit kanë vrarë të paktën 74 njerëz në sulmin më vdekjeprurës që kur SHBA-ja nisi fushatën e saj në shkallë të gjerë kundër Houthi-t muajin e kaluar, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Houthi.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të vazhdojnë të sulmojnë Houthi-t e Jemenit, në operacionin e saj më të madh ushtarak në Lindjen e Mesme që kur presidenti Donald Trump mori detyrën në janar, përveç nëse Houthi-t pushojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos