Hamasi ka refuzuar formalisht ofertën e fundit të Izraelit për armëpushim. Grupimi që operon në Gaza e arsyetoi këtë vendim duke thënë se dëshiron të negociojë një marrëveshje për lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të përfundimit të luftës dhe lirimit të të burgosurve palestinezë.
Oferta e fundit nga Tel Avivi përfshinte një armëpushim 45 ditor në këmbim të lirimi të 10 pengjeve. Ministri i financave Smotriç, tha se “është momenti për të hapur portat e ferrit” mbi Hamasin. Pas refuzimit, ushtria e Izraelit ka zhvilluar një sërë bombardimesh në Rripin e Gazës. Sipas raportimeve, të paktën 22 palestinezë janë varë, mes tyre dy fëmijë dhe një grua, shkruan A2 CNN.
IDF ka sulmuar edhe Libanin me anë të dronëve. Gjithashtu bëhet e ditur se ushtria izraelite ka parandaluar një raketë që ishte lëshuar nga Jemeni. Kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sulmojë ashpër disa pozicione të militantëve Huthi në atë shtet. Sipas raportimeve, 58 persona janë vrarë në sulmet amerikane, ndërsa mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur. (A2 Televizion)