Rekord i ri i CO2 në atmosferë, alarmi i OKB: Pyjet po humbasin aftësinë të thithin karbonin

Nga Anisa Braho
28 Tetor 2024, 15:13 | Bota

Përpjekjet globale për të trajtuar ndryshimet klimatike janë shumë larg, thotë OKB, pasi të dhënat e reja tregojnë se gazrat serrë po grumbullohen më shpejt se në çdo kohë në ekzistencën njerëzore. Planet aktuale kombëtare për të kufizuar emetimet e karbonit mezi do të zvogëlojnë ndotjen deri në vitin 2030, tregon analiza e OKB-së. Përditësimi vjen pasi një raport i veçantë tregon se gazrat serrë janë rritur me mbi 11% në dy dekadat e fundit, me përqendrimet atmosferike në rritje në vitin 2023.

“Ne nuk i kemi parë këto nivele të CO2 në historinë e njerëzimit. Hera e fundit që kemi parë 400 pjesë për milion të CO2 në atmosferë ishte 3 deri në 5 milion vjet më parë. Dhe gjatë asaj kohe, temperatura ishte 3 deri në 4 gradë më e lartë, dhe niveli i detit ishte 10 deri në 20 vjet më i lartë. Problemi i CO2 është se ai është një gaz serrë shumë jetëgjatë. Kështu që qëndron në atmosferë për mijëra vjet”, tha Oksana Tarasova, WMO, raporton A2.

Studiuesit janë gjithashtu të shqetësuar se pyjet po humbasin aftësinë e tyre për të thithur karbonin, gjë që mund të kontribuojë në nivele rekord të ngrohjes globale në atmosferë. Amazona është një shembull i asaj që shkencëtarët e quajnë reagime klimatike – ku rritja e temperaturave mund të veprojë në sistemet natyrore për të rritur shkaqet e ngrohjes. Pra, nëse pyjet dhe oqeanet bëhen më pak të afta për të thithur CO2, ngrohja globale mund të përshpejtohet më shpejt, transmeton A2.

Tashmë ka shenja se temperaturat në rritje po nxisin "reagime" të rrezikshme që do të rrisin më tej përqendrimet e gazit serrë në atmosferë”, paralajmëron raporti. Rritja e vitit të kaluar në përqendrimet e CO2, rritja e dytë më e madhe vjetore e dekadës së fundit, mund të ishte nxitur nga një rritje e zjarreve në pyje, me karbonin e çliruar nga sezoni më i keq ndonjëherë i zjarreve në Kanada që tejkalon emetimet vjetore të shumicës së vendeve kryesore. Përqendrimet e CO2 tani janë 51% më të larta se nivelet para-industriale, ndërsa metani - një tjetër gaz i fuqishëm serrë - është 165% më i lartë se në vitin 1750, thotë raporti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos