Rivaliteti mes vendeve arabe, pas OPEC, Emiratet largohen edhe nga organizata të tjera?

Nga Rosalba Bejdo
29 Prill 2026, 15:51 | Bota

Rivaliteti mes vendeve arabe, pas OPEC, Emiratet largohen edhe nga organizata

Emiratet e Bashkuara Arabe po rishikojnë rolin dhe kontributet e tyre në organizatat shumëpalëshe, por nuk po shqyrtojnë ndonjë tërheqje tjetër në këtë moment, tha për Reuters të një zyrtar i Emirateve, një ditë pasi Abu Dhabi njoftoi daljen e tij nga OPEC, raporton A2 CNN.

Zyrtari i cili foli në kushte anonimiteti, tha se vendi po rishikon në përgjithësi dobinë e anëtarësimit të tij në organizata shumëpalëshe. Deklarata vjen mes spekulimeve të forta se Abu Dhabi mund të largohet edhe nga organizma të tjerë rajonalë, përfshirë Ligën Arabe dhe Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit pas vendimit të papritur për t’u larguar nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe OPEC+ nga 1 maji, shkruan A2 CNN.

Dalja e Emirateve të Bashkuara Arabe,  një nga prodhuesit më të mëdhenj të grupit, thellon ndarjen mes Emirateve dhe fqinjit të tyre Arabisë Saudite, e cila në fakt është udhëheqësi i OPEC-ut, përcjell A2 CNN.

Dikur aleatë të fortë, Abu Dhabi dhe Riadi kanë zhvilluar një rivalitet në rritje, duke u përplasur për çështje që variojnë nga politikat e naftës dhe gjeopolitika rajonale, deri te gara për talent dhe kapital të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos