
13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Peru.
Televizioni publik “TVPeru” raporton së një avion i vogël turistik u rrëzua teksa fluturonte mbi sajtin arkeologjik Nazca në Perunë jugore.
Në bordin e aeroplanit ndodheshin 11 pasagjerë dhe dy pilotë. Ekipet e shpëtimit dhe autoritetet kanë mbërritur në vendin ngjarjes dhe ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)