
Protesta qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë shënon sot ditën e saj të 63.
Protesta e kësaj të shtune në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” konsiderohet si kombëtare pasi ka prani të diasporës. Si zakonisht marshimi ka nisur nga sheshi “Skënderbej”, nga ku protestuesit i janë drejtuar Kryeministrisë.
Protestuesit po brohorasin në kor thirrjet e pandryshuara: “Rama, jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.
Kreu i qeverisë prezantoi së fundmi dokumentin “Besa” i cili u refuzua nga qytetarët në protestë, të cilët janë shprehur se “Nuk ka besë me Ramën”. (A2 Televizion)