Sanchez “arratiset” për pushime në mes të krizës së emigrantëve, valë kritikash në mediat sociale

Nga A2 CNN
1 Gusht 2026, 20:54 | Bota

Sanchez “arratiset” për pushime në mes të krizës

Mes krizës së emigrantëve në Ceuta, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nisi sot pushimet verore në Lanzarote, në Ishujt Kanarie.

Sanchez së bashku me bashkëshorten Begoña Gómez është akomoduar në rezidencën zyrtare të La Mareta, në Costa Teguise.

Kështu raportojnë mediat spanjolle, pasi axhenda e kryeministrit nuk është bërë ende me dije zyrtarisht për opinionin publik.

Sanchez udhëtoi me një aeroplan Air Force Falcon në Lanzarote, ku një zonë ndalim-fluturimi do të jetë në fuqi deri më 24 gusht për arsye sigurie.

Më parë, kryeministri ndau listën e tij muzikore dhe atë të librave në "Spotify", së bashku me kolonën zanore të rekomanduar për verën, duke shkaktuar një valë kritikash në mediat sociale.

Sanchez “arratiset” për pushime në mes të krizës

Lanzarote është bërë destinacioni i preferuar i Sánchez për pushimet e tij verore vitet e fundit. Kujtojmë që ditët e fundit Spanja po përballet me një krizë të vështirë, pas mbërritjes së dhjetëra mijëra emigrantëve marokienë brenda 24 orëve në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta.

Thirrjet për pasoja ndaj Madridit po bëhen gjithnjë e më të forta në Evropë, duke kërkuar deri përjashtimin e Spanjës nga zona Shengen.  

Sanchez “arratiset” për pushime në mes të krizës

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos