Mbrëmje e paharrueshme për Anis Mehmetin, i shënon gol Arsenalit

Nga A2 CNN
15 Shtator 2026, 23:19 | Futboll

Mbrëmje e paharrueshme për Anis Mehmetin, i shënon gol Arsenalit

Mbrëmje magjike për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti.

Sulmuesi i krahut i shënoi gol Arsenalit në sfidën që Ipswich e humbi me rezultatin 4-2, ndeshje e vlefshme për Carabao Cup.

Mehmeti gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të, shkruan A2.

Shqiptari ishte lojtari më i mirë në fushë për Ipswich, edhe pse kjo ishte ndeshja e parë për këtë sezon me fanellën e skuadrës angleze. Me këtë paraqitje Mehmeti pritet të fitojë besimin e trajnerit, i cili nuk e kishte grumbulluar në asnjë prej dueleve të zhvilluara në këtë sezon të Premier League.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos