
Carlos Espi shënoi golin e fitores në sekondat e fundit për herë të dytë këtë sezon, teksa Real Madridi shmangu hapin fals ndaj Elches.
Madrilenët fituan 3-2 në transfertë, duke barazuar përkohësisht Barcelonën në krye të renditjes, shkruan A2.
Edhe pse djemtë e drejtuar nga Jose Mourinho shënuan dy herë me Guler dhe Mbappe, vendasit nuk u dorëzuan duke gjetur baraspeshën në minutat e fundit.
Realiu hodh i gjithi në sulm në kërkim të golit të fitores dhe e gjeti atë në minutën e parë shtesë. Mbappe shpërtheu në hapësirë dhe pasoi topin për Espin, i cili e dërgoi në rrjetën e boshatisur.
(A2 Televizion)