Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 17:23 | Bota
Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin të gjithë
Foto ilustruese

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në rajonin Oryol të Rusisë, duke vrarë ekuipazhin, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pranë fshatit Naryshkino, shtoi agjencia, duke cituar selinë e distriktit ushtarak të Moskës.

Shkaku i rrëzimit të helikopterit thuhet se është një defekt teknik, raporton A2 CNN. Po ashtu guvernatori rajonal Andrei Klychkov tha në një postim në Telegram se nuk pati viktima civile.

Ekipet e zjarrfikësve shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos