Rriten tensionet mes Kinës dhe Filipineve

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 07:35 | Bota

Rriten tensionet mes Kinës dhe Filipineve

Tensionet mbeten të larta midis Kinës dhe Filipineve në Detin e Kinës Jugore, ku Manila ka akuzuar rojen bregdetare të Pekinit për "akte të paprovokuara të detyrimit dhe manovra të rrezikshme", përfshirë gjuajtjen me topa uji të një anijeje që transportonte furnizime në zonën e largët të Ayungin Shoals, në ujërat e diskutueshme.

“Veprimet e Kinës, jo vetëm që kanë vënë në rrezik jetën e njerëzve tanë, por kanë vënë në pikëpyetje dhe dyshime të konsiderueshme për sinqeritetin e thirrjeve të saj për dialog paqësor", thanë Filipinet.

Kina u përgjigj duke akuzuar Filipinet se kishin "shkelur sovranitetin territorial kinez me lëvizje të paligjshme që bien ndesh me angazhimet e marra nga Manila për sjelljen në zonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos