Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin lindor të dielën e kaluar është rritur ndjeshëm.
Sipas zëdhënësit të qeverisë në Kabul, Hamdullah Fitrat, deri tani janë konfirmuar 2,205 të vdekur dhe 3,640 të plagosur, kryesisht në provincën Kunar.
Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social X, ku theksohet se operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në zhvillim.
Autoritetet vendore raportojnë se janë ngritur tenda për strehimin e përkohshëm të familjeve të zhvendosura dhe po shpërndahet ndihmë humanitare thelbësore.
Ndërkohë, të enjten në mbrëmje, një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.6 goditi sërish rajonin, me epiqendër rreth 14 kilometra në lindje të Jalalabadit dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në pjesë të Pakistanit fqinj. Deri tani nuk raportohet për dëme të reja, por lëkundja ka shtuar frikën dhe ankthin mes banorëve lokalë. (A2 Televizion)