“Emergjencë situata me zjarret në Tiranë”, Këlliçi: Rama shpërdoroi 4,2 milionë euro për një koncert!

Nga A2 CNN
12 Gusht 2026, 22:04 | Politikë

“Emergjencë situata me zjarret në Tiranë”,

Nënkryetari i PD Belind Këlliçi e konsideron emergjencë situatën e zjarreve në Tiranë, duke theksuar se bie në dy mungesa e mjeteve dhe pajisjeve për t'u përballur me fenomenin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi vë në dukje nevojën për makina të fuqishme dhe helikopterë apo avionë enkas për këto situata.

Sipas tij herën e fundit kur Rama u mor me emergjencat, ishte kur shpërdoroi 4,2 milionë euro për koncertin e Kanye West.

Zjarret kanë mbuluar vendin, ndërkohë që Tirana po shkrumbohet në kodrat e saj në Daias, Priskë dhe Farkë. Në këtë situatë emergjence të bën përshtypje që Edi Rama është i angazhuar me bashkitë për një çështje që nuk ka fare lidhje me shqetësimin që ka vendi e vështirësitë që po kalojnë banorët.  Në secilin rast, dukshëm bie në sy mungesa e mjeteve dhe pajisjeve për t'u përballur me fenomenin. Sakrifica dhe heroizmi i zjarrfikësve apo forcave të armatosura janë për t'u vlerësuar, por nuk është kjo zgjidhja për zjarret që shtohen nga viti në vit.  Duhen makina të fuqishme dhe helikopterë apo avionë enkas për këto situata. Herën e fundit që Edi Rama u mor me emergjencat, është kur futi duart në atë fond dhe shpërdoroi 4.2 milionë euro për një koncert.  Nëse ato para do ishin investuar sipas destinacionit apo nevojës reale, sot zjarret do ishin përballuar më mirë.  Ndaj kishte të drejtë sheshi sonte që thërriste; Shqipëria digjet, Rama krihet!”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos