Rubio: Irani duhet të rikthehet në tryezën e negociatave dhe të bëjë zgjedhjen e duhur

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 21:51 | Bota

Rubio: Irani duhet të rikthehet në tryezën e negociatave dhe

Rubio pretendon se “Project Freedom” është “me natyrë mbrojtëse” dhe se forcat amerikane do të angazhohen ushtarakisht vetëm nëse sulmohen të parat.

“Ky nuk është një operacion ofensiv. Ky është një operacion mbrojtës,” tha Rubio. “Kjo do të thotë shumë thjesht: nuk ka të shtëna nëse nuk qëllohemi të parët.”

Dje, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) pretendoi se kishte fundosur të paktën gjashtë anije të vogla iraniane në Ngushticën e Hormuzit, duke i cilësuar ato si kërcënim për anijet tregtare, përcjell A2CNN.

Rubio tha se preferenca e Uashingtonit është që Ngushtica e Hormuzit të kthehet “siç ka qenë më parë”.

Kjo nënkupton që “kushdo mund ta përdorë, pa mina në ujë dhe pa pagesa kalimi,” tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit pretendoi se të dërguarit e Trump, Witkoff dhe Kushner, “po punojnë fort” për të çuar përpara diplomacinë me Iranin.

“Irani duhet të pranojë realitetin e situatës dhe të vijë në tryezën e negociatave, duke pranuar kushte që janë të mira për të, por në fund edhe të mira për botën,” shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos