Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 ushtarë të burgosur dhe 120 civilë

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 17:26 | Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 ushtarë të burgosur dhe

Ditën e sotme ka ndodhur një shkëmbim i madh i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Ministrinë ruse të Mbrojtjes, Rusia i ka dorëzuar Ukrainës 270 të burgosur lufte dhe 120 civilë.

Në përgjigje, 270 ushtarë rusë dhe 120 civilë, përfshirë disa nga rajoni i Kurskut të kapur nga forcat e armatosura ukrainase, janë lënë të lirë.

Ministria ruse e Mbrojtjes shtoi se rusët, si ushtarakë ashtu edhe civilë, janë në Bjellorusi aktualisht, shkruan A2 CNN. Shkëmbimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 ushtarë të burgosur dhe

Ministria përfundoi duke thënë se rusët e liruar do të kthehen në Rusi për trajtim dhe rehabilitim.

Lajmin në fjalë e konfirmoi edhe Presidenti Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se faza e parë e një shkëmbimi të të burgosurve "1000 për 1000" ka përfunduar.

"Po i sjellim njerëzit tanë në shtëpi," shkroi Zelensky në rrjetin social ‘X’, shkruan A2 CNN.

"Sot – 390 persona. Të shtunën dhe të dielën, presim që shkëmbimi të vazhdojë", vijoi ai më tej.

Lideri ukrainas tha gjithashtu se "çdo mbiemër, çdo detaj rreth secilit person" po verifikohet.

"Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike për t'i bërë të mundur hapa të tillë", përfundoi Zelensky.

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 ushtarë të burgosur dhe (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos