Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të vdekurit në kulmin e luftës

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 12:12 | Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të vdekurit në kulmin e

Moska dorëzoi mbi 1,000 trupa ukrainas në këmbim të 19 ushtarëve rusë, tha të martën një ndihmës i Kremlinit, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur gjatë raundit të dytë të bisedimeve të paqes në Stamboll në qershor.

Vladimir Medinsky publikoi foto që tregonin njerëz me uniforma të bardha mjekësore duke transportuar qese me trupa në kamionë frigoriferikë.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA raportoi se Rusia planifikon të kthejë trupat e 3,000 ushtarëve ukrainas dhe se shkëmbimi i sotëm është fillimi i këtij procesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos